UIBM

Ftesë – sesion informues për qasje në të dhënat statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Projektin “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, organizon takim me stafin akademik, stafin administrativ dhe studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), dhe  me qëllim të prezantimit të platformave (ASKData dhe të tjera), që përdorë ASK-ja për shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe për transmetimin e tyre në Eurostat, FMN, OECD, OKB, etj. Gjatë këtij prezantimi, stafi akademik, administrativ, dhe studentët do të njoftohen nga afër se si t’i qasen më lehtë të dhënave statistikore, të gjenerojnë tabela në formate të ndryshme dhe t’i përdorin ato për nevojat e tyre për publikime akademike dhe shkencore.

Takimi mbahet të martën (2 maj 2023) në Sallën e Konferencave në Rektorat prej orës 11:00!