FGj

Takim prezantues në mes të stafit Fakultetit Gjeoshkencave dhe University of Eastern Finland

Në kuadër të Projektit Erasmus+ International Mobility Agreement Staff Mobility For Training në Fakultetin e Gjeoshkencave po qëndrojnë stafi nga University of Eastern Finland: Tuija Mononen dhe Johanna Leino. Me këtë rast u mbajte një takim me qëllim të prezantimit të dyanshëm ku nga Fakulteti Gjeoshkencave morrën pjese stafi akademik dhe studentët.

Takimin e përshëndeti Prorektori Prof Dr Behxhet Shala duke potencuar rëndësisnë e bashkëpunimeve me universitete sidomos ato evropiane për shkëmbimin e përvojave.

Fillimisht Dekani Prof Dr Naser Peci e bëri prezantimim rreth aktiviteteve të Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës -Fakultetin e Gjeoshkencave. Pastaj Prof.  Asoc. Kemajl Zeqiri prezantoi ne lidhe me aktivitetet minerare ne Kosove, aspekti mjedisor dhe shoqëror.

Stafi nga University of Eastern Finland  prezantuan për aktivitetin e Universitetit, Departamentit përkatës si dhe projektet aktuale që po zhvillohen përshshirë projekte në kuadër të Horizon 2020.

Pas prezantimeve pati edhe pyetje, diskutime e komente në lidhje me aktivitetet aktuale sidomos rreth aspektit shoqëror në raport me aktivitetet minerare dhe rolit të universiteteve në këtë aspekt dhe mundesisë së bashkëpunimit në të ardhmen.

Satafi nga University of Eastern Finland  do të qëndrojnë gjatë kësaj jave me vizita të ndryshmeë në insititucione dhe mineira të Kosovës.