IMG E0f16fb46141588f8bea0f294a81ded7 V

Grupi punues i RVV mbajti takimin e radhës

Grupi i punës për Raportin Vetë- vlerësues ka mbajtur takimin e radhës ku është biseduar për pika të veçanta për këtë dokument me rëndësi për Universitetin. Në këtë kuadër anëtarët e grupit, duke përfshirë edhe prorektorët, vlerësuan përkushtimin dhe punën e mirë që është bërë deri me tani.

Konkretisht në këtë takim u bisedua për formatin e Planit Strategjik, një dokument me peshë tepër të veçantë edhe sa i përket akreditimit institucional. Në këtë kontekst, u diskutua për objektivat specifike në kuadër të këtij plani,  formimin e grupeve të vogla për pika të veçantë etj.

Ndryshe për hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve me rëndësi për Universitetin, janë formuar disa grupe punuese, ku janë përfshirë menaxhmenti, administrata, stafi akademik dhe studentët.