Rektori Musaj

Rektori Musaj, shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Shqipëri

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr.Alush Musaj, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti që ndodhi të martën në Shqipëri.

Gjithashtu ai bashkëndjen me familjet që nuk dinë ende për fatin e të afërmve të tyre dhe me gjithë popullin shqiptar në këto momente të rënda.