Me Ambasadorinb

Ish – ambasadori, Avni Spahiu, dhuroi një fond librash për Universitetin “Isa Boletini”

Ish  – ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA dhe Turqi, Avni Spahiu, ka vizituar të  martën Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ku ka dhuruar edhe një fond librash në cilësinë e autorit dhe të përkthyesit. Ai ka dhuruar kopje të librit të tij, “Faqe miqësie” (Fejtonistikë mbi marrëdhëniet shqiptaro – angloamerikane),   librit tjetër autorial, “Fan Noli’s American Years” dhe librit të përkthyer dhe komentuar nga ai, “Zbulimi i lirisë” të autorit, Rose Wilder Lane.

Ish – ambasadorin Spahiu, gjatë qëndrimit në UIBM e ka shoqëruar drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari, i cili e ka falënderuar për vizitën dhe librat e dhuruar.