Kampusi

Së shpejti pritet të hapet konkursi për pranimin e studentëve në vitin akademik 2023/24

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) së shpejti pritet të hapet konkursi për pranimin e studentëve në rinj në vitin e parë (niveli bachelor) për vitin akademik 2023/24. Përveç programeve atraktive, studentët e rinj kanë në dispozicion një kampus modern, me salla, kabinete, laboratorë, hapësira reakreativo – sportive etj.

Në vitin akademik 2023/24 në gjashtë fakultetet e UIBM do të hapet konkursi për pranimin e studentëve në gjithsej 11 programe studimi:

Fakulteti i Gjeoshkencave: 1. Gjeologji, 2. Xehetari, 3. Materiale dhe Metalurgji (specializime: 1. Materiale, 2 Metalurgji).

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore: 1. Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore, 2. Teknologji (specializime: Inxhinieri kimike dhe Inxhinieri mjedisore).

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike: 1. Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, 2. Makineri Prodhuese dhe 3. Inxhinieri Ekonomike.

Fakulteti Juridik: Juridik.

Fakulteti Ekonomik: Biznes dhe Menaxhment (specializime: 1. Banka, Financa dhe Kontabilitet, 2. Menaxhment dhe Ndërmarrësi).

Fakulteti i Edukimit: Programi Fillor.