Konferenca II E Gjeoshkencave

Ka filluar “Konferenca e Dytë Ndërkombëtare Multidiciplinare”

Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka filluar Konferenca e Dytë Ndërkombëtare Multidiciplinare “Gjeoshkencat dhe zhvillimi i qëndrueshëm” IMGC 2020. Për shkak të pandemisë me Covid-19, edicioni i dytë i kësaj konference po mbahet online.

Kryetari i Këshillit Organizativ, prof.dr. Sabri Avdullahi, tha se në kuadër të kësaj konference njëditore do të prezantohen me punimet e tyre 31 pjesëmarrës nga vende të ndryshme. “Përveç nga Kosova dhe Shqipëria, në konferencë do të marrin pjesë edhe studiues nga Finlanda, Sllovenia, Kandaja dhe Hungaria.

Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kurse bashkëorganizator janë edhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

20201008 101055