Procedings Of Conference 2023 (1)

Konferenca e 18-të Vjetore Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Kapitali Social dhe sfera publike në shoqërinë bashkëkohore”, po i zhvillon punimet në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” në Vlorë, Shqipëri

Në konferencë do të prezantohen 152 punime të 245 autorëve dhe kooautorëve nga 22 shtete të ndryshme të botës. Konferenca fillon punimet me sesione plenare, katër sesione të përbashkëta dhe të veqanta, 15 seksione permanente tematike, në konferencë do të ndahen edhe çmime dhe mirënjohje për kontribute në hulumtime dhe për ambasador të paqes. Organizator të konferencës janë Instituti dhe Shoqata Shqiptare Sociologjike, Universiteti i Vlorës “Ismajl Qemali”, Universiteti “Isa Boletini” (si partner i barabart nga viti 2017) dhe shumë institucione partnere rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë konferencë nga Universiteti “Isa Boletini” po merr pjesë Prof. Asoc. Dr. Besim Gollopeni, njëherit kontribues dhe përgjegjës ndër vite për organizimin e kësaj konference tash më tradicionale.