3

Rektorja dhe sekretari i përgjithshëm i UIBM takuan drejtuesit e tri njësive akademike

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.asoc.dr. Merita Shala e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Fakultetit të Gjeoshkencave, Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore ai dhe ata të Fakultetit Juridik. Në këto takime u bisedua për hapat e ndërmarrë sa i përket ngritjes së cilësisë në UIBM.

Gjithashtu pjesë e takimeve ishin edhe laborantët, me të cilët u bisedua për praktikat e deritanishme dhe mundësitë e zhvillimit. U potencua se puna dhe zhvillimi i laboratorëve do ta kenë një fokus të veçantë.

4