Tingey Injury Law Firm DZpc4UY8ZtY Unsplash

Ligjëratë e hapur me profesorin e UP-së, Haki Demollin për studentët e Fakultetit Juridik

Për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, të premtën më 30.12.2022, nga ora 11.00, në sallën 403, do të zhvillohet ligjëratë e hapur me profesorin Haki Demolli nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me temë: “TERRORIZMI NË SHOQERINË BASHKËKOHORE”.

https://staff.uni-pr.edu/profile/hakidemolli

Info! Profesori Demolli ligjëron lëndët e kriminalistikës, politikës kriminale dhe terrorizmit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai ka shkruajtur tekste universitare (shih edhe Kriminalistika, e cila është paraparë në kuadër të literaturës themelore edhe në lëndën e kriminalistikës që zhvillohet në Fakultetin Juridik të UIBM), monografi (shih: Terrorizmi) e shumë punime shkencore që kanë tematikë të lartëcekur. Gjithashtu, profesori Demolli me profesorin dhe dekanin e Fakultetit Juridik të UIBM-së, Islam Qerimi ka publikuar edhe një punim shkencor nga fusha e kriminalistikës “Kosovo’s Legislation and Other Mechanisms on Counterterrorism”, i publikuar në një revistë shkencore të Polonisë STUDIA EUROPEJSKIE –STUDIES IN EUROPEAN AFFAIRS, e cila është e indeksuar në EBSCO.

Ju mirëpresim!

Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi, LL.M

Dekan i Fakultetit Juridik

UIBM