Juridii

Vizitë e studentëve të Fakultetit Juridik në Sektorin për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës

Studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini”, në Mitrovicë, së bashku me Prof. ass. dr. Arbnor Ajeti, në kuadër të aktiviteteve nga lënda: “E drejta e mjedisit”, me datë 21.12.2022 vizituan Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve – Sektori për Mbrojtjen e Mjedisit, në Komunën e Mitrovicës. Studentët patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me punët që kryhen nga Sektori për Mbrojtjen e Mjedisit.