Marreveshja

Marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale

Me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të të dy institucioneve, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunoj me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Për të përcaktuar fushat dhe specifikat e bashkëpunimit, të enjten u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi nga rektori i UIBM, prof.dr.Alush Musaj dhe Selvete Grajqevci Pllana, kryesuese e Bordit të KPMM-së.

Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet këtyre dy institucioneve u vlerësua si mundësi përfitimi reciprok. Rektori Musaj, theksoi se nga kjo marrëveshje mund të përfitojnë edhe mësimdhënësit dhe studentët e UIBM.

Në kuadër të saj parashihet që dy institucionet të organizojnë aktivitete të përbashkëta me karakter shkencor,  si konferenca, seminare, trajnime etj. Po ashtu UIBM dhe KPMM do të shkëmbejnë materiale akademike, hulumtime shkencore etj.