Sesion Informues

Më 16 mars 2023, mbahet sesion informues për mundësitë që ofron KREN-i për stafin akademik dhe studentët

Të nderuar,

Përmes kësaj shkrese ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues mbi aktivitetet e KREN (Kosova Research and Education Network) dhe mundësitë që ofron KREN për stafin akademik dhe studentët. Të bashkëlidhur gjeni posterin me informata më të detajuara rreth eventit.
Sesioni informues organizohet me datë 16.03.2023 në Amfiteatrin e Madh të Objektit 1 sikurse në vijim:
Stafin akademik fillon sesionin prej 10:00 deri 11:00,
Studentët fillojnë sesionin prej orës 11:30 deri 13:00.

Për çdo eventualitet mos hezitoni të na kontaktoni!

Ju faleminderit,
IEC