IMC

Më 19 dhe 20 tetor 2023, mbahet “Konferenca V Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë”

Këshilli Organizativ i “Konferencës Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë”, në mbledhjen e mbajtur të martën ka vendosur që edicioni i pestë i kësaj  konference të mbahet më 19 dhe 20 tetor 2023. Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë (Departamenti i Minierave dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës) dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Në mbledhjen e Këshillit Organizativ ishte i pranishëm edhe rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, i cili përgëzoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre që të vazhdohet me këtë konferencë tradicionale. “Në emër të menaxhmentit të UIBM, shprehim mbështetjen tonë të plotë për organizimin e kësaj Konferencë që ka bërë emër si një ngjarje e shënuar shkencore me karakter ndërkombëtar”, tha ai.