Marreveshja

Memorandum Bashkëpunimi me ADRC – MCM kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe organizata Alternative Dispute Resolution Center – Mediation Center Mitrovica (ADRC – MCM), do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë aktivitet në kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës”.  Për këtë qëllim u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi nga rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj dhe Zana Syla, koordinatore e projektit.

Memorandumi synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy palëve në avancimin e çështjeve me interes reciprok.  Palët do të bashkërendojnë aktivitetet në drejtim të promovimit dhe afirmimit të programit të praktikës për jurist të rinj të paraparë në kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës” të mbështetur nga National Endowment for Democracy.

Sipas Memorandumit, UIBM dhe  ADRC – MCM do të bashkëpunojnë në aktivitete tjera që i kontribuojnë programit të praktikës për jurist të rinj dhe inciativa dhe përpjekje si: informimi për module dhe programe të ndryshme relevante të studimit, informimi i studentëve për mundësi të ndryshme të angazhimit (si p.sh: përmes përfshirjes në pjesëmarrje dhe organizim të simpoziumeve dhe ligjëratave në tema të ndryshme, në sesione informuese, seminare, diskutime te hapura, vizita studimore dhe të ndryshme).

ADRC – MCM do të përgatisë thirrje të hapur për aplikim për punë praktike për jurist të rinj (studentë dhe të diplomuar në fushën e të drejtës apo juridike) të rajonit të Mitrovicës (shtatë komunat e rajonit të Mitrovicës) të cilën ndër të tjera do ta shpërndajë tek dhe me UIBM. Ndërsa UIBM dhe departamentet relevante do të pranojnë thirrjen e hapur për aplikim për punë praktike në tre gjuhë dhe do të shpërndajnë këtë përmes kanaleve të tyre të informimit dhe komunikimit me studentët dhe të diplomuarit/et e Fakultetit Juridik pranë UIBM.

UIBM dhe departamentet relevante do të angazhohen drejt inkurajimit të studentëve dhe të diplomuarve të saj (Fakultetit Juridik pranë UIBM) që të aplikojnë për punën praktike të implementuar nga ADRC – MCM etj.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X