7 Arte

Memorandum bashkëpunimi me organizatën “ 7 arte”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe organizata “7 arte” do bashkëpunojnë me qëllim të bashkërendimit t aktiviteteve t ndryshme me interes reciprok. Memorandumi i bashkëpunimit që u nënshkrua të enjten nga rektori, prof.dr. Alush Musaj dhe drejtori i “7 arte”, Lulzim Hoti, synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve.

Në dokumentin e nënshkruar janë përcaktuar fushat e bashkëpunimit që kanë të bëjnë me afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale. Ndër të tjera, parashihet mundësia e realizimit të punës praktike në “7 arte” për studentët e UIBM-së, mandej realizimi i aktivitete vullnetare të përbashkëta për festivalin tradicional ”Green Fest”, aplikimi në projekte të përbashkëta për zhvillimin e inovacionit/kreativitetit si dhe ngritjes së vetëdijes mbi çështjet mjedisore, promovimi i ndërsjellët etj.

Rektori Musaj, tha se UIBM është i hapur për bashkëpunim me qëllim të rritjes së mundësive të ndryshme për studentët dhe për komunitetin në përgjithësi.  Ai vlerësoi punën e mirë dhe aktivitetet e organizatës “7 arte“, që e ka dinamizuar jetën kulturore në Mitrovicë.

Ndërsa, drejtori i “7 arte”, Lulzim Hoti, shprehu mirënjohjen e tij për mundësinë e bashkëpunimit me Universitetin. Ai tha se bashkërisht mund të realizohen aktivitete dhe projekte me interes për rininë dhe gjithë qytetin.