Screenshot 20221026 200941 Gallery

Në Fakultetin e Edukimit u mbajt takim konsultativ me ekspertin amerikan John McArdle lidhur me mundësitë e hartimit të programeve të reja

Me datë 26.10.2022, në Fakultetin e Edukimit u mbajt punëtori për përgatitjen e programeve të reja të studimit. Punëtoria u drejtua nga Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Besim Gollopeni dhe i pranishëm ishte dhe Prof. John McArdle, Profesor i Asociuar në Salem State University (SSU) në Massachusetts, SHBA, i cili është i angazhuar në projektin “Fulbright Specialist Program”. Në punëtori morën pjesë stafi akademik i Fakultetit të Edukimit dhe Gjeoshkencave. Stafi akademik pati mundësinë të bisedonte me Prof. McArdle dhe të mësonte më shumë për përvojat e reja të hartimit të programeve studimore dhe rrugën përpara.