20230601 115235

Në Fakultetin e Edukimit u organizuan aktivitete me nxënës të shkollave fillore për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Edukimit kanë organizuar aktivitete ku kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave fillore të Mitrovicës. Nxënësit e përcjellur nga mësimdhënësit e tyre kanë parë punën e studentëve të Edukimit dhe kanë marrë pjesë në lojëra të ndryshme që janë organizuar për ta, ndërsa në fund është shfaqur edhe një film për fëmijë.

 

Dekani i Fakultetit të Edukimit, prof.asoc.dr. Besim Gollopeni, ka falënderuar stafin akademik dhe studentët për organizimin e këtyre aktiviteteve. Ai gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me shkollat e qytetit të Mitrovicës.

20230601 121503