GJ RVV

Ne Fakultetin e Gjeoshkencave mbahet takim si parapërgatitje për riakreditim të programeve

Në Fakultetin e Gjeoshkencave, Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar së bashku me profesorët nga Departamenti i Gjeologjisë, mbajtën takimin me pjesëmarrësit nga studentët, alumni dhe industria/ biznesi për riakreditimin e programeve Gjeologji Bsc dhe Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inxhinierike Msc, si parapërgatitje për vizitën e ekspertëve të jashtëm dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Akreditimit, takim i cili mbahet më 16 maj 2024. Me këtë rast u dhanë sqarime lidhur me RVV, procesin dhe procedurat e akreditimit.