TAKE Caritas

Takimi i radhës në kuadër të projektit TAKE – Mbështetur nga Caritasi Zviceran

Në kuadër të projektit TAKE, pjesë aktive e të cilit është edhe Fakulteti i Edukimit nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, u mbajt punëtorinë për prezantimin e të gjeturave të hulumtimit: “Studimi i analizës së nevojave për të tejkaluar boshllëqet në mes sektorit privat dhe punësimit të sapo të diplomuarve në këtë sektor”. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte adresimi i çështjeve, sfidave dhe nevojave, si dhe gjetja e zgjidhjeve konkrete të sapo të diplomuarve në programet për edukimin në fëmijërinë e hershme. Fakulteti jonë u përfaqësua nga mësimdhënësja Albana Sadiku. Projekti TAKE mbështetet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit dhe implementohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë.