01 31 2024 Për Web

Në FGJ u mbajt tryeza e diskutimit me titull: “Ndotja e tokës me metale të rënda”

Në një tryezë diskutimi të organizuar në Fakultetin e Gjeoshkencave (FGJ), prof.dr.rer.nat. Flurije Sheremeti Kabashi, ka prezantuar rezultatet e projektit “Hulumtimet gjeokimike mjedisore të deponisë minerare në Kelmend”. Ky hulumtim që është prezantuar para përfaqësuesve të institucioneve publike dhe private: ME / DM, KPPM, Kombinati “Trepça”, SHGJK, Instituti “Inkos”, Kompania “Vardar Minerals”, Kompania “Achro-GL” dhe “Achro-shpk”, etj., është financuar nga MASHTI.

Tryeza është organizuar dhe udhëhequr nga dekani i FGJ-së, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci, ndërsa të pranishëm kanë qenë shumë mësimdhënës nga FGJ-ja, FTU-ja si dhe një numër studentësh. Ky organizim dëshmoi një vlerësim  jashtëzakonisht të lartë të komunikimit shkencor në mes të pjesëmarrëseve, gatishmërinë e tyre dhe përkushtimin  e besueshëm në ndaljen e rritjes së metaleve të rënda si Pb, Zn, Mn, Fe, Cd dhe As në zonën e fshatit Kelmend.

Ky projekt inovativ, tregoi dhe rriti ndjesinë e vlerave kërkimore për t’i bërë ato të arritshme, zbatuese dhe mbi të gjitha nxiti kureshtjen dhe frymëzoi institucionet për angazhimin dhe përkrahjen në ekonomizimin e resurseve me vlerë, duke kultivuar ruajtjen e ekosistemeve mjedisore dhe shëndetin e njeriut. Përmes kësaj tryeze diskutimi, FGJ-ja shtriu informacionin mbi ndikimin e publikimeve origjinale kërkimore me efektivitet të larte në bindjen e institucioneve për intensifikimin e shkëmbimeve të njohurive, ideve inovative si dhe rritjen e investimeve për projektet e ardhshme  në sektorin minerar.