31918

U zgjodh kryesuesja dhe zëvendëskryesuesi i KD-së

Albana Rexha është zgjedhur kryesuese, ndërsa, Avni Islami, zëvendskryesues i ri i Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ky vendim është marrë të mërkurën në mbledhjen e KD-së, ku paraprakisht janë verifikuar mandatet e 3 anëtarëve të rinj (Albana Rexha, Avni Islami dhe Ylber Januzaj), të emëruar për mandatin e mbetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Vendimi është marrë pas lirimit nga detyra të ish-anëtarëve të KD-së të emëruar nga MASHTI. Rektorja e UIBM, prof.asoc.dr. Merita Shala, si dhe anëtarët e brendshëm të KD -së, uruan kryesuesen, zëvendëskryesuesin dhe anëtarin e ri të KD – së për zgjedhjen e tyre.