Edukim

Në kuadër të muajit të Prindërimit, është bërë lansimi i aplikacionit Foleja i dedikuar për prindërit e fëmijëve të moshës 0-6 vjeç

Në kuadër të muajit të Prindërimit, është bërë lansimi i aplikacionit Foleja, aplikacioni i parë i dedikuar për prindërit e fëmijëve të moshës 0-6 vjeç, nga zyra e Unicef në Kosovë.

Aplikacioni Foleja është  partneri i xhepit në prindërim, që nga momenti i lindjes së një fëmije deri në ditën e parë të shkollës. Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës, në kuadër të shërbimeve në komunitet, ka bashkëpunuar dhe kontribuar në përmbajtjet e këtij aplikacioni. Prindërit ose kujdestarët mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre dhe aplikacioni do t’i shtyjë ata të monitorojnë dhe regjistrojnë në mënyrë aktive etapat e zhvillimit dhe rritjes së fëmijës së tyre. Foleja ju ofron të gjitha mjetet dhe këshillat e ekspertëve që janë të nevojshme për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X