Sadete

Ngushëllimi i rektorit Musaj për familjarët dhe kolegët e prof.asoc.dr. Sadete Pllana

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë të ish – profesoreshës, prof. asoc.dr. Sadete Pllana, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta. Ajo për disa vite me radhë ka qenë e angazhuar si mësimdhënëse në njësitë akademike në kuadër të UIBM, duke u dalluar për përkushtim ndaj punës dhe korrektësi me studentë dhe kolegë.

E nderuara familje e profesoreshës së ndjerë, bashkëndjejmë me ju në këto momente dhimbjeje dhe mërzie dhe jemi krenarë bashkë me ju për shëmbëlltyrën e saj! U prehtë në paqe!

 

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj