Tirana

UIBM përfaqësohet në një seminar për mobilitet të studentëve dhe stafit që po mbahet në Tiranë

Prorektorja, prof.asoc.dr. Ajtene Avdullahi dhe zyrtarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Elvedina Ismajli, po e përfaqësojnë Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) në një seminar në Tiranë organizuar nga Erasmus + me mbështetje të ambasadës holandeze. Seminari ka për qëllim krijimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit për mobilitet të studentëve dhe stafit mes universiteteve holandeze dhe atyre të Ballkanit perëndimor.