06

Njoftim – anulohet e Ceremonia e Diplomimit 2022/23 që ishte caktuar për 25 shtator 2023

Njoftohen studentët dhe të gjithë mysafirët e ftuar për të marrë pjesë në Ceremoninë e Diplomimit (2022/23) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë për 25 shtator 2023, se ky aktivitet është anuluar për shkak të gjendjes së krijuar në veri dhe vendimit të presidentes, Vjosa Osmani, për të shpallur ditën e hënë ditë zie në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Për datën e mbajtjes së Ceremonisë së Diplomimit ju njoftojmë me kohë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!