FIlmi

U shfaq filmi dokumentar kushtuar dëshmorit, Agim Ramadani

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë është shfaqur filmi dokumentar “Agimi i lirisë – hero i Kosovës”, kushtuar dëshmorit, Agim Rrahim Ramadani, në 25 -vjetorin e rënies. Autori i filmit, Mon Beqiri, falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur për realizimin e këtij filmi dokumentar.

Në shfaqjen e filmit ishin të pranishëm drejtuesit komunalë të Mitrovicës, Skenderajt, drejtues dhe zyrtarë të UIBM, familjarë, drejtues dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të UÇK-së, etj. Në fund familjarët kanë ndarë mirënjohje për ata që  kanë qenë pjesë e realizimit të këtij filmi dokumentar.