Ftu

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” nga Drenasi vizituan Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” nga Drenasi të shoqëruar nga pesë mësimdhënës vizituan Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore. Të prirë nga Prodekani për Mësim, Prof. Asoc. Dr. Mensur Kelmendi, u njoftuan me hapësirat për mësim dhe laboratoret që i disponon FTU. Më pas, të ndarë në grupe të shoqëruar nga laborantët Sabri Hajdini dhe Shpend Doli u njoftuan me analizat që bëhen në secilin nga laboratorët. Me këtë rast u demonstrua edhe pjesë praktike. Profesorët që i shoqëronin nxënësit por dhe vet nxënësit u mahnitën me kushtet që ofron FTU për studime. Profesorët u pritën edhe nga Dekani, Prof. Asoc. Dr. Milaim Sadiku, me ç’rast u bisedua edhe për një marrëveshjeje bashkëpunimi për realizimin e punës praktike të nxënësve në laboratoret e FTU.