FGJ,

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”, vizituan Fakultetin e Gjeoshkencave

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë kanë vizituar të enjten Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” për t’u njohur me programet dhe kushtet e studimit. Ata kanë vizituar laboratorët e këtij fakulteti dhe hapësirat tjera ku zhvillohet procesi mësimor.

Për mundësitë që ofrohen në këtë fakultetet, veçanërisht në Programin e Gjeologjisë, nxënësit janë njoftuar nga prof.ass,dr. Festim Kutllovci dhe ass. Berat Sinani. Ata kanë shoqëruar nxënësit gjatë gjithë kohës duke ju dhënë informata në detaje sa i përket interesimit të tyre.

Kutllovci e falënderoi profesorin e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, Ilmi Ahmetin, për vizitën e realizuar së bashku me nxënësit e tij në FGJ. Në këtë kuadër ai e vlerësoi edhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet këtyre dy institucioneve.