Concludes Proceedings "International Conference On Geoscience"

Përmbyll punimet “Konferenca Ndërkombëtare për Gjeoshkencë”

Është përmbyllur të premten “Konferenca Ndërkombëtare e Gjeoshkencës”, e cila është mbajtur për dy ditë radhazi në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Ajo ka mbledhur në qytetin buzë Ibrit studiues dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme evropiane, si dhe nga rajoni dhe vendi.

Kryesuesi i Këshillit Organizativ, Sabri Avdullahi, tha se konferenca ka qenë shumë e suksesshme dhe si e tillë i ka bërë nder UMIB-it.
“Jemi shumë të lumtur me interesimin dhe mbarëvajtjen e konferencës, e cila ka qenë një përvojë shumë e mirë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj”. 

Sipas tij, punimet shkencore që janë prezantuar në konferencë do të përmblidhen në një botim të veçantë. “Kjo konferencë ka dëshmuar për kapacitetet tona sa i përket organizimit të një ngjarjeje shkencore me
përmasa evropiane”.

Në ditën e dytë të konferencës me punimet e tyre shkencore janë paraqitur studiues të shumtë nga vendi dhe rajoni.  Ndryshe në konferencë janë regjistruar 86 pjesëmarrës, ku janë dorëzuar gjithsej 75 abstrakte, prej të cilave janë pranuar 52 sosh. Konferenca është organizuar nga UMIB-i, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

E