Logo

Po afrohet “Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë”

 

 “Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë”, e cila do të mbahet në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 10 dhe 11 tetor 2019, ka zgjuar interesim tek shkencëtarët nga shumë vende të botës. Sipas organizatorëve deri me 20 korrik 2019, kur është mbyllur afati, për pjesëmarrje në konferencë janë regjistruar 86 pjesëmarrës.

Përveç studiuesve nga universitetet vendore, në konferencë do të marrin pjesë edhe studiues dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, si nga Finlanda, Italia, Polonia, Turqia dhe Sllovenia. Studiuesit që vijnë nga jashtë janë kryesisht profesorë në universitetet, me të cilat Fakulteti i Gjeoshkencave ka bashkëpunim.

Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.