1

Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri dhe znj. Ardita Bytyqi ligjërojnë para studentëve të Fakultetit Ekonomik

Në kuadër të Fakultetit Ekonomik, në lëndën Menaxhimi i Riskut dhe Sigurimeve të ligjëruar nga Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri para studentëve si ligjëruese mysafirë ishte drejtoresha e Auditimit të Brendshëm e Scardian Group JSC znj. Ardita Bytyqi.

Profesorët gjatë procesit mësimor përmes ligjërimit dhe të dhënave konkrete nxitën diskutime të shumëta midis studentëve.

Një vizitë e tillë u prit jashtëzakonisht mirë nga studentët meqë ata për së afërmi patën mundësi që përmes diskutimit dhe pyetjeve të parashturara të njoftohen me mënyrën reale të funksionimit të tregut të sigurimeve në vendin tonë si dhe me llojshmërinë e produkteve të sigurimit që ofrohen në këtë treg.