Filloreta

Prof. Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri ishte pjesë e vizitës studimore të organizuar nga projekti HERAS Plus

Nga data 19 deri më 21 qershor 2023, Prof. Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri nga Fakulteti Ekonomik – UIBM, ishte pjesë e vizitës studimore të organizuar nga projekti HERAS Plus si përfituese Skemës së Granteve të Vogla të Shkencave të Aplikuara.

Vizita studimore kishte për qëllim ngritjen e njohurive dhe frymëzimin e përfituesve të granteve, të cilët me projektet e tyre të vogla, kanë dhënë kontribut unik në avancimin e qasjeve të shkencës së aplikuar në arsimin e lartë në Kosovë.

Vizita filloi me një qëndrim një-ditor në Universitetin prestigjioz të Ekonomisë dhe Biznesit WU në Vjenë. Duke vazhduar eksplorimin e ekselencës austriake të arsimit të lartë, përfituesit kaluan një ditë tjetër në Graz, duke vizituar Universitetin e njohur të Shkencave të Aplikuara FH Joanneum në Graz (FHJ) dhe Universitetin Karl Franzens. Për më tepër, për të fituar një kuptim gjithëpërfshirës të sfidave dhe zhvillimeve brenda sektorëve të AL në Kosovë, Vizita Studimore përfshiu gjithashtu vizita në dy organizata të njohura austriake: WUS Austria në Graz dhe Zentrum fur Soziale Innovation – ZSI në Vjenë.

Prof. Filloreta gjatë vizitës në WUS Austria, në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për universitetin tonë në fushën e avancimit, trajnimeve, projekteve, draftimit të rregulloreve.

Kjo vizitë studimore do të shërbejë si një katalizator për avancime të mëtejshme në qasjet e shkencës së aplikuar në universitetin tonë në planin afatgjatë.