Foto 1

Vizitë studimore e stafit akademik të Universitetit Isa Boletini në Mitrovicë në Universitetin UCLouvain, Belgjikë

Profesoresha e Fakultetit Ekonomik Ajtene Avdullahi mori pjesë në vizitën studimore të Ekspertëve të Arsimit të Lartë të Zyreve Erasmus në dimensionin ndërkombëtar të organizuar me temën “Mësimdhënia dhe mësimnxënia: inovacioni, dixhitalizimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar” të organizuar nga Universiteti UCLouvain, Belgjikë. Në këtë vizitë Profesoresha Avdullahi ndau perspektivën e saj dhe reflektoi në lidhje me papunësinë e të rinjëve në Kosovë, si dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Ajo gjithashtu ndau me te pranishmit pervojat e Universitetit Isa Boletini në Mitrovicë në lidhje me adaptimin e metodave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe dixhitalizimin e procesit mësimor gjatë dhe pas periudhës së Pandemisë COVID-19.

Foto 2.jpg