Ekonomik

Profesori amerikan Prof.Dr. John McArdle nga Bertolon School of Business qëndroi në Fakultetin Ekonomik

Gjatë muajit Maj 2023, në kohëzgjatje tre javore në Fakultetin Ekonomik, UIBM, qëndroi profesori amerikan Prof.Dr. John McArdle nga Bertolon School of Business, Salem State University, USA.

Profesori McArdle fillimisht gjate muajit Tetor 2022 ka qenë I angazhuar në FE si ekspert I Fulbright për rishikim të programeve të studimit.

Gjatë qëndrimit të tij tre javor në FE gjatë muajit Maj 2023, profesori McArdle ka qenë I angazhuar në aktivitete të shumëta si:

  • Bashkë-ligjërues në lëndë të profesorëve të ndryshëm në kuadër të FE.
  • Mysafirë në ligjërata të profesorëve të ndryshëm në FE.
  • Pjesëmarrës I takimeve të shumëta dhe vizitave të studimit të organizuara nga FE për studentë.
  • Pjesë e bashkëpunimit të punimeve shkencore që janë në process si bashkë-autorë me disa prej profesorëve të FE.
  • Pjesë e takimeve të menaxhmentit dhe stafit ku janë diskutuar çështje që lidhen me programet e studimit, rishikimin e tyre dhe të tjera.
  • Ka kryer edhe vlerësim të jashtëm për njërin prej profesorëve për tri aspektet si efektiviteti në mësimdhënie, hulumtimi dhe shkollimi si dhe shërbimi në komunitet.
  • Ka mbajtur një prezentim para më shumë se 30 studentëve të UIBM ku ka shpjeguar mundësitë që ata I kanë për vazhdim të studimeve në Salem State University.
  • Ka asistuar studentët tanë për kompletim të aplikimit për vazhdim të studimeve në Salem State University.

Në përfundim të qëndrimit të Profesorit McArdle në FE, menaxhmenti I larte I dy universiteteve kanë komunikuar dhe janë dakorduar për lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve për formalizim të bashkëpunimit në fusha si: shkëmbimi I stafit dhe studentëve në mes dy institucioneve, hulumtimi shkencor, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, vizitat bilaterale të studimit, e shumë aspekte tjera me rëndësi për dy universitetet.

Menaxhmenti i FE e vlerëson jashtëzakonisht shumë vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Prof.Dr. Johna McArdle si dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.