Profesori Onal

Profesori, Guven Onal nga Turqia vlerëson organizimin e mirë të Konferencës për Gjeoshkencë

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj dhe dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof.dr. Naser Peci, kanë pritur në takim profesorin, Guven Onal nga Turqia, president i Fondacionit për Zhvillim Minerar të Turqisë, i cili shoqërohej nga profesori, Habib  Basholli. Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të Konferencës IV Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë (IMGC2022) që po mbahet në UIBM.

Konferenca për gjeoshkencë, u vlerësua si një aktivitet tradicional që tashmë ka bërë emër edhe në qarqet shkencore jashtë Kosovës. Profesori Onal, vlerësoi organizimin e mirë dhe mbarëvajtjen e kësaj Konference, që ka mbledhur studiues nga vende të ndryshme.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për organizimin e Kongresit Ballkanik të Pasurimit të Mineraleve, që mendohet të mbahet në maj në UIBM.