Gezim Ibishi

Profesori, Gzim Ibishi, vijon studimet e post doktoratës në Universitetin Bülent Ecevit

Profesori i Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM),  prof. ass. dr. Gzim Ibishi, ka filluar studimet e post- doktoratës në Universitetin Bülent Ecevit, në Zonguldak të Turqisë. Profesori Ibishi, i cili ligjëron në Departamentin e Xehetarisë, ka zgjedhur një fushë specifike të “Projektimit dhe Shfrytëzimit Nëntokësor”.
Ai hulumtimin do ta realizojë në kuadër të projektit “Underground rock excavation support design for static and dynamic loading conditions in different rock masses” nën udhëheqejn e Profesorit Melih Geniş, ekspert i njohur në lëmin e Gjeomekanikës së aplikuar dhe hapësirave  nëntokësore. Brenda projektit të Post- doktoratës, do të realizohen punë në terren, punë laboratorike dhe aplikimi i softuerëve me të avancuar të fushës përkatëse për modelim dhe simulim.
Studimet janë të financuara nga Turkiye Burslari Program, ky program është i krijuar për të inkurajuar studiuesit dhe akademikët ndërkombëtarë që të bashkëpunojnë me akademikët turq në universitetet më prestigjioze të Turqisë. Gjithashtu, edhe Universiteti “Isa Boletini” Mitrovice, e ka mbeshtetur profesorin Ibishi  per periudhen pesëmujore të qëndrimit të tij në Turqi.