Herastry2 01

Projekti HERAS Plus ka hapur tre thirrje për aplikime që kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë

Projekti HERAS Plus ka hapur tre thirrje për aplikime, që kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe shkencave të aplikuara në Kosovë përmes bashkpunimit me institucionet publike të Austrisë.

Për procedurën e aplikimit dhe informatat tjera gjeni në vazhdim linkun për secilen nga thirrjet:

  • Partneritet Programore:

Gjithsej do ndahen 5 partneritete programore. Vlera maksimale e një projekti është 40,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 Mars 2021.  Linku: https://www.heraskosovo.org/programmatic-partnership-2/

  • Grantet për Kërkime Shkencore:

Gjithsej do jipen 9 grante. Vlera makismale e një granti është 15,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 Shkurt 2021.

Linku: https://www.heraskosovo.org/research-grants-2/

  • Bursat për PhD dhe PostDoc:

Totali i bursave që do të shpërndahen është 300 muaj. Afati i fundit për aplikim është 31 Janar 2021.

Linku: https://www.heraskosovo.org/scholarships-2/