Fea Fulbright

Projekti: “Konsulenca për programet e reja të studimit”, miratohet nga programi Fulbright

Projekti i  Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): “Konsulenca për programet e reja të studimit” , ka marrë pëlqimin e Degës Rajonale të ECA dhe Zyrës së Programit ECA. Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, prof.dr.Behxhet Shala, tha se projekti është pjesë e programit Fulbright që mbështetet nga Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar në Kosovë, organizata partnere e Ambasadës Amerikane e cila do të zbatojë programin e saj.

Ambasada do të mbikëqyr të gjithë programin në lidhje me Fulbright, menaxhimin ditor të këtyre programeve që do të zbatohet nga Këshillat Amerikane. Gjithashtu statusi i projektit të miratuar tashmë  është azhurnuar në portalin e institucionit përkatës.