Foto Nenshkrimi

Marrëveshje bashkëpunimi me Business Support Centre Kosovo

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë  (UIBM) do të bashkëpunoj me Business Support Centre Kosovo (BSCK) me qëllim të bashkëpunimit shkencor, mësimit dhe shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve. Për këtë qëllim të hënën u nënshkrua edhe një Marrëveshje e Bashkëpunimit nga rektori prof.dr. Alush Musaj dhe drejtori ekzekutiv i BSCK-së, prof.dr. Besnik Krasniqi.

Duke patur parasysh interesin reciprok për thellimin e bashkëpunimit, të dy palët u pajtuan që të angazhohen  për të krijuar mekanizmat organizativ që shërbejnë për të realizuar një bashkëpunim reciprok në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe të mësimit. Gjithashtu ata u dakorudan që të favorizojnë shkëmbimin reciprok të risive, publikimeve, materialeve të tjera kërkimore dhe dokumentacionit.

Në mënyrë më specifike bashkëpunimi do të përfshij realizimin e publikimeve të përbashkëta si dhe shkëmbime të publikimeve dhe dokumentacionit shkencor e mësimor. Poashtu në këtë kontekst, përfshihet edhe organizimi i takimeve dhe seminareve të përbashkëta, mandej forma të tjera të bashkëpunimit, si projekte kërkimi, përpunim i metodave didaktike novatore, mbështetje për ngritjen e një strukture kërkimi etj.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava, drejtori i Qendrës së Inovacionit, Besart Hajrizi dhe zyrtari i lartë i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Alban Fazliu, u fol edhe për projekte të tjera, ku UIBM dhe BSCK mund të bëhen pjesë.