Takim Pune FTU

FTU mban takim për realizimin e projektit DualAFS në kuadër të programit të Bashkimit Evropian Erasmus+

U mbajt takimi i parë i grupi punues të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore për realizimin e projektit DualAFS në kuadër të programit të Bashkimit  Evropian Erasmus+. Projekti në vete ngërthen përgatitjen e kurrikulave të reja dhe avancimin e pjesës praktike në kurrikulat ekzistuese në aspektin e sigurisë së produkteve ushqimore me prejardhje shtazore. Në takim dekani i Fakultetit Prof. Asoc. Milaim Sadiku, foli për rëndësinë që ka projekti për FTU-në. Në takim menaxheri i projektit nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Msc. Bahtir Hyseni në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e projektit përcaktuan detyrat dhe përgjegjësitë për secilin anëtar si edhe dinamikën e realizimit të punëve.