Foto11

Rektori Musaj dhe prorektoret, Shala e Avdullahi, morën pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare të Asociacionit të  Universiteteve Ballkanike – BUA”

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, së bashku me prorekoret, prof.asoc. Merita Shala dhe prof.asoc.dr. Ajtene Avdullahi, ka marre pjese ne Konferencën Ndërkombëtare te Asociacionit të  Universiteteve Ballkanike – BUA. BUA u themelua në vitin 2014 dhe aktualisht ka 87 anëtarë.

Konferenca e titulluar “Bashkëpunimi Akademik, Sfidat dhe Perspektivat e Ardhshme në Ballkan”, u mbajt më 27 dhe 28 shtator, në Tuzla, organizuar nga Universiteti i Tuzlës.

Katër panel diskutime u mbajtën nga përfaqësues të universiteteve të shumta, anëtarë të Asociacionit me temat: Ndërkombëtarizimi në Universitetet e Ballkanit: Potencialet dhe Sfidat; Roli i Rrjetit Universitar në Integrimin Evropian të Ballkanit; Të rinjtë dhe pjesëmarrja e tyre në Ballkan dhe migrimi në Ballkan: Sfidat dhe perspektivat e së ardhmes.

Rektori Musaj në takimet me homologët e universiteteve pjesëmarrëse në konferencë përforcoi gatishmërinë e bashkëpunimit të Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës në proceset zhvillimore në arsimin e lartë dhe kontributit në planifikimet dhe organizimet e tjera të përbashkëta.