Foto Bexhi

 Memorandum bashkëpunimi për iniciativën “Thunderbird School of Global Management”

Në kuadër të partneritetit të përbashkët dhe ofrimit të mundësive shtesë për studentët, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Universum për promovimin e “100 Milion Students Students Global Initiative” të Thunderbird School of Global Management, në kuadër të Universiteti Shtetëror i Arizonës, SHBA. “Iniciativa Globale e Studentëve 100 Milion Studentë” u mundëson studentëve të UIBM dhe partnerëve të tjerë në këtë iniciativë, të ofrojnë arsim të klasit botëror në 40 gjuhë të ndryshme për nxënësit anembanë globit, pa asnjë kosto për nxënësin.

Gjithashtu, studentët e avancuar do të kenë mundësinë të aplikojnë për një bursë të mundshme për të përfunduar studimet master në Thunderbird. Memorandumi është nënshkruar të mërkurën (27 shtator 2023), në Prishtinë së bashku me universitetet tjera nga rajoni.

Thunderbird School of Global Management është shkolla më e njohur në botë për mësimdhënien në internet ndërsa Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) renditet si universiteti më i mirë në SHBA për inovacion. Thunderbird School of Global Management synon të ofrojë arsim falas online për 140,000 studentë në të gjithë rajonin e Ballkanit, në shqip dhe anglisht.