Epopeja

Rektori Musaj: Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton sakrificën për lirinë tonë

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, shprehu nderimet më të larta për të rënët me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se 5,6 dhe 7 marsi, na bëjnë të ndalemi për një çast dhe të reflektojmë se ku ishim dhe ku jemi sot. “Rënia heroike e komandantit legjendar, Adem Jashari bashkë me familjarët e tij, para 24 vitesh na kujton sakrificën që u deshtë për lirinë tonë”.

Ai theksoi se rrugëtimi drejt lirisë dhe ndërtimit të shtetit ishte plot me dhimbje, por gjithsesi edhe periudha më e lavdishme në historinë tonë. “Përulemi dhe nderojmë me respekt Adem Jasharin dhe gjithë të rënët për liri. Lavdi”!