Shba

Rektori Musaj, mori pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka marrë pjesë të premten në pritjen e organizuar nga ambasadori, Greg Delawie, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Rektori Musaj, uron ambasadorin Delawie për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së dhe falënderon ambasadën amerikane për mbështetje dhe bashkëpunim me Universitetin “Isa Boletini”.