Me Dekanee

Rektori Musaj priti në takim dekanët e njësive akademike

Rektori i Universitetit “Isa Boletini“ në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, ka zhvilluar një takim me dekanët e njësive akademike, ku është biseduar për të arriturat dhe sfidat gjatë semestrit dimëror. Rektori Musaj, ka përgëzuar dekanët për përmbylljen me sukses të këtij semestri, për sukseset e studentëve dhe performancën e mësimdhënësve.

Ai gjithashtu ka vlerësuar rritjen e aktiviteteve me karakter shkencor, si  konferencat dhe organizimet tjera të kësaj natyre. “Jemi dëshmitarë të rritjes së aktiviteteve shkencore nëpër fakultete dhe kjo ndikon në ngritjen e prestigjit të insitucionit tonë“, tha ai.

Në këtë kontekst, rektori Musaj, ka përmendur edhe rritjen e bashkëpunimit me organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. “Njësitë akademike tashmë janë bërë pjesë e projekteve të ndryshme, të cilat ofrojnë mundësi për përvoja të reja për studentët dhe mësimdhënësit tanë“, tha rektori Musaj.