Shefqet Ibrahimi,

Rektori Musaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-profesorit, Shefqet Ibrahimi

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr.Alush Musaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e ish-profesorit mitrovicas, Shefqet Ibrahimi, i cili ka vdekur të martën. Ai ka vlerësuar lartë kontributin e të ndjerit për edukimin e shumë gjeneratave në arsimin e lartë në Mitrovicë.

I ndjeri përveç si profesor, një periudhë ishte edhe prodekan në ish-Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë. Gjithashtu disa vite kishte mbajtur  edhe pozita të ndryshme në kapacitetet që ishin pjesë e kompleksit “Trepça” në Mitrovicë.

I lindur më 17 shkurt 1940, në fshatin Vinarc të Poshtëm, ish-profesori Ibrahimi, mbahet mend si një prej intelektualëve të shquar mitrovicas.