Rektori Musaj jua uron festat e fundvitit

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, jua uron festat e fundvitit të gjithë studentëve, mësimdhënësve, stafit administrativ dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Rektori Musaj, përgëzon studentët për të arriturat e tyre, duke bërë që Universiteti “Isa Boletini”, të ndjehet krenar me ta.  “Sukseset tuaja na gëzojnë  të gjithëve, prandaj ju përgëzojmë dhe  ju urojmë për një vit të mbarë”.

Gjithashtu ai përgëzon stafin akademik për përkushtimin e tyre. “Pedagogë të nderuar, ju keni qenë dhe mbeteni shtylla e këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë, për të cilin kemi obligim të gjithë që ta bëjmë sa më produktiv në aspektin e cilësisë, duke qenë konkurrent në botën e zhvilluar”.

Musaj falënderon edhe punëtorët e administratës, të cilët me angazhimin e tyre kanë bërë që puna në Universitetet  të jetë sa më efikase. “Përkundër  ngarkesës që ndonjëherë ka mundur të jetë e madhe për ndonjërin prej jush, ju nuk jeni ndaluar në mënyrë që të mos ndalet as shërbimi për studentë”.

Rektori  i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ju uron të gjithëve që të kaloni sa më mirë për festat e fundvitit. “Qofshi me shëndet, me fat e të lumtur së bashku me familjet tuaj. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë. Urime 2017!”