Debati

U mbajt debat me studentë për transparencën dhe llogaridhënien në politikë

Organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me mbështetje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, u mbajt të martën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë një  debat publik në kuadër të projektit “Fuqizimi i votuesve të rinj për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”. Për këtë dhe tema të tjera për aktualitetin kosovar kanë folur  deputetët: Xhevahire Izmaku,  Vjosa Osmani dhe  Ilir Deda, si dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka.

Panelistët janë përqendruar në rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies si dy shtylla të fuqizimit të shtetit. Poashtu ata kanë vlerësuar rëndësinë e të qenit aktiv nga të rinjtë në jetën politike. Në anën tjetër, studentët janë interesuar edhe për temat e mëdha politike në vend.

Please follow and like us:
error
error

Follow us :)