Rektori Musaj

Urimi i rektorit, prof.dr. Alush Musaj, për Vitin e Ri 2023!

I nderuari kryesues, zëvendëskryesues dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar prorektorë, dekanë dhe prodekanë

Të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të administratës

Të dashur studentë

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë t’ju uroj Vitin e Ri 2023! Duke ju uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja, dua që njëkohësisht edhe t’ju falënderoj për përkushtimin dhe punën tuaj në vitin që po e lëmë pas. Puna juaj nëpër të gjitha strukturat universitare  dhe sukseset e studentëve kanë vazhduar të rrisin imazhin e institucionit tonë akademik dhe të na bëjnë krenarë të gjithëve.

Gjithashtu dua t’i falënderoj dhe uroj të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët e Universitetit, që kanë qenë me neve gjatë gjithë kohës, si organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit e biznesit, shoqërisë civile dhe mediat.  Vazhdojmë me pasion angazhimet tona dhe rrugëtimin tonë të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Gëzuar 2023!

Me respekt

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj